Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Pacientët zgjedhin mjekun familjar, evitohen pritjet nëpër QKMF

Shëndeti  |  11.05.2023 Ora 10:34   

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët tash do të kenë mundësi që ta përzgjedhin mjekun familjar brenda zonës së banimit. Kjo është mirëpritur nga qytetarët ku sipas të cilëve, do të evitohen pritjet e gjata, si dhe do të ketë më shumë efikasitet në punë nga ana e stafit shëndetësor.

 

Pacientët së shpejti do të kenë mundësi të bëjnë përzgjedhjen e mjekut të tyre familjar nëpërmjet Planit të Veprimit për regjistrin e banorëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor, i cili është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.  Plani parasheh që secili qytetar të ketë mundësinë që të përzgjedhë mjekun familjar brenda zonës së banimit dhe të ketë qasje në shërbimet shëndetësore në kohën e duhur e sipas kërkesës. Kjo gjë, po mirëpritet nga qytetarët. Ata për Radio Kosovën janë shprehur të kënaqur nëse do ta kenë mundësi që të përzgjedhin mjekun e tyre.
 

“Nëse do ta kishte secili qytetar mjekun e tij personal, do të ishe më mirë. Mendoj që është shumë ide e mirë që secili pacient ta ketë mjekun e tij personal. Sepse mjeku personal ta di gjendjen shëndetësore dhe e përcjell situatën e pacientit. Gjithkush ta ketë  mjekun e tij familjar është më mirë, sepse zvogëlohen pritjet dhe efikasiteti është më i madh dhe evitohen pritjet”, deklaroi një pacient për Radio Kosovën.
 

Përmes përzgjedhjes së mjekut familjar do të krijohet lista e pacientëve dhe kjo do të kontribuojë në rritjen e mbulueshmërisë së popullatës me shërbime shëndetësore, thotë Albana Morina,  përgjegjëse e kujdesit parësor në Ministrinë e Shëndetësisë. 
 

“Moduli do të jetë i integruar përmes e-kosova e i cili do të jetë i integruar ngjashëm sikurse për procesin e vaksinimit që kanë bërë terminët po ashtu i njëjtë do të jetë edhe  regjistri i banorëve. Ku secili qytetar përmes aplikacionit mundet të regjistrohet dhe ta përzgjedhë mjekun e tij familjar”, tha Morina.
 

Ndërsa, drejtori për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku ka thënë se mbipopullimi në Komunën e Prishtinës ka krijuar mbingarkesë  edhe te stafi shëndetësor.
 

“Në kemi diku rreth 100 mjekë familjarë e 200 punëtorë infermierë  sipas OBSH-së. Në dymijë banorë po i bie të jetë 1 mjek e 2 infermierë dhe kjo e ka hendikepuar Prishtinën, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm se numri i qytetarëve të Prishtinës është shumë më i madh sepse ata janë qytetarë jo rezidentë”, tha Sadiku.
 

Projekti për mjekun familjar këtë vit do të zbatohet në Istog, Lipjan, Prizren dhe Prishtinë, në qendrat familjare në Dardani dhe në Bregun e Diellit./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing