
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Disa ushqime dhe lëndë ushqyese funksionojnë më mirë kur janë së bashku, duke i falur shëndetit tuaj vlerat maksimale.
Kombinimet e sakta jo vetëm që mund të nxisin trupin tuaj në thithjen e lëndëve të ndryshme ushqyese, por gjithashtu përmirëson aftësinë e trupit për të luftuar sëmundjet.
AgroWeb.org ju njeh mëposhtë me disa kombinime të tilla që mund të bëjnë mrekulli për shëndetin tuaj!
Domatja është e pasur me një antioksidant të fuqishëm të quajtur likopen, ndërsa brokoli përmban një tjetër fitonutrient të dobishëm të quajtur sulforafan. Së bashku, këto të dyja falin vetitë e tyre parandaluese të kancerit, veçanërisht kancerin e prostatës. Si tek domatet ashtu edhe tek brokoli, vlerat e tyre ushqyese rriten edhe më kur zihen në avull ose gatuhen. Ky çift perfekt rrit imunitetin tuaj.
Çaji jeshil është i pasur me shumë antioksidantë të dobishëm për shëndetin. Sipas studiuesëve kapaciteti antioksidues i çajit jeshil rritet 5-10 herë kur shoqërohet me pak lëng limoni. Kjo është për shkak të pranisë së vitaminës C në limon, e cila shoqërohet në mënyrë të përkryer me antioksidantët në çajin jeshil. Ky kombinim i thjeshtë mund të rrisë imunitetin tuaj, të parandalojë plakjen e parakohshme dhe gjithashtu mund të luftojë disa lloje kanceri.
Forma bioaktive e shafranit të Indisë është kurkumina, e cila është një nga antioksidantët më të fuqishëm të njohur. Jo vetëm që është anti-inflamatore, por ka veti të forta kundër kancerit. Përbërësi bioaktiv i pranishëm në piperin e zi njihet si piperinë. Kur këto përbërës bashkohen, ndihmojnë në rritjen e fuqisë kundër kancerit.
Pak vaj ose spërkatja e disa arrorëve të copëtuar mbi gatimet me perime është mënyra më e mirë për të fuqizuar vitaminat e pranishme në perime. Ky shtim i yndyrave të shëndetshme mund të ndihmojë në rritjen e përthithjes së lëndëve ushqyese si alfa dhe beta karoteni, luteina dhe likopeni, përveç rritjes së përthithjes së vitaminës E, A dhe K. Kjo do të bëjnë mrekulli për shëndetin tuaj duke u siguruar që të thithni të gjitha të mirat e vitaminave të tretshme në yndyrë nga perimet. /AgroËeb.org