Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Miley Cyrus 'nuk lejohej të këndonte' këngët e Hannah Montana pasi mbaroi seriali

Muzikë  |  10.06.2025 Ora 9:24   

Miley Cyrus ka zbuluar se pas largimit nga Disney me mbarimin e “Hannah Montana” në vitin 2011, nuk u lejuan të performonte këngët që lidhen me këtë serial — përfshirë hite si “The Best of Both Worlds”, “Nobody’s Perfect” dhe “He Could Be the One”. Edhe pse këto këngë nuk përputheshin me stilin e saj të ri post-Disney, ajo pranoi se ishte ndjerë “e trishtë”, pasi zëri dhe imazhi i saj ishin pjesë e tyre .

Kjo ndalesë u hoq zyrtarisht në gusht 2024, kur Cyrus u dekorua me titullin “Disney Legend”. Tani ajo ka lejen zyrtare për t’i përfshirë ato këngë në repertorin e saj . Ky ndryshim vjen në kohën që artistja promovon albumin e saj të nëntë, Something Beautiful, i shoqëruar nga një film vizual i paraqitur në Tribeca Festival.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing