Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Taylor Swift kërkon urdhër ndalimi ndaj një burri që e përndjek, pretendon se është në një lidhje me këngëtaren

Muzikë  |  11.06.2025 Ora 16:48   
Taylor Swift ka paraqitur një kërkesë për urdhër ndalimi ndaj një burri 45-vjeçar, i cili sipas saj është shfaqur disa herë gjatë vitit të fundit pranë shtëpisë së saj në Los Angeles, duke pretenduar se është në një marrëdhënie me të dhe se ajo është nëna e fëmijës së tij.

Në dokumentet e paraqitura në gjykatë, si përndjekës i supozuar përmendet Brian Jason Wagner nga Henderson, Kolorado. Sipas një deklarate të këngëtares, të cilën e transmeton NBC, Wagner ka filluar të paraqitet rregullisht që nga korriku i vitit 2024 pranë rezidencës së saj, por është ndaluar çdo herë nga stafi i saj i sigurisë.

“Më është thënë se Wagner bën deklarata të pavërteta se jeton në shtëpinë time, se është në një lidhje me mua që nuk është e vërtetë, se beson se unë jam nëna e djalit të tij gjë që nuk është aspak e saktë dhe se duhet të më takojë personalisht. Të gjitha këto janë pretendime krejtësisht të pavërteta dhe larg realitetit”-thuhet në dëshminë e Swift.

Swift deklaron se vetëm gjatë muajit të fundit, Wagner është paraqitur dy herë në rezidencën e saj. Pas verifikimeve të stafit të saj, rezultoi se gjatë kohës kur ndodhej në burg në vitin 2023, ai kishte nisur t’i dërgonte këngëtares mesazhe të gjata, ku shprehte obsesionin ndaj saj dhe pretendonte për një marrëdhënie të trilluar. “Wagner gjithashtu i ka dërguar stafit tim qindra mesazhe shqetësuese dhe kërcënuese në mënyrë elektronike, ka tentuar të ridrejtojë postën time, madje ka gënjyer edhe Departamentin e Automjeteve për të ndryshuar adresën e lejes së tij të drejtimit në adresën time në Los Angeles”-shtoi ylli i muzikës pop.

Swift tregon se vetëm pasi dokumenti me adresën e saj të shënuar në lejen e drejtimit të Wagner mbërriti në shtëpinë e saj, stafi i saj u informua për këtë mashtrim. Ajo deklaron qartë se asnjëherë nuk e ka takuar, nuk ka komunikuar dhe nuk i ka dhënë adresën e saj këtij personi. Për më tepër, ajo thekson se numri i mesazheve nga ana e tij është rritur ndjeshëm javët e fundit.

“Fakti që Wagner ka arritur të më gjejë dhe është paraqitur disa herë në pronën time, duke refuzuar të largohet dhe duke pretenduar se duhet të hyjë në shtëpi, më bën të ndjehem e frikësuar për sigurinë time dhe të familjes sime. Fakti që këto dy vizita të fundit, si dhe komunikimi shqetësues e kërcënues nga ana e tij, janë intensifikuar në javët e fundit, më krijojnë frikën e një rreziku të menjëhershëm”-ka përfunduar Taylor Swift në kërkesën e saj për urdhër ndalimi.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing