Brian Wilson, një nga figurat më të rëndësishme në historinë e muzikës dhe bashkëthemeluesi legjendar i grupit The Beach Boys, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.
Familja e tij njoftoi lajmin përmes rrjeteve sociale: “Me zemër të thyer ju njoftojmë se babai ynë i dashur, Brian Wilson, ka ndërruar jetë… Jemi të pikëlluar dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë zie.”
Wilson ishte diagnostikuar në fillim të vitit 2024 me një çrregullim të rëndë neurokognitiv dhe vitet e fundit i kaloi nën kujdes profesional.
Ai do të mbahet mend për talentin e jashtëzakonshëm dhe ndikimin e tij të pashlyeshëm në muzikën botërore.