Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

The Rolling Stones po punojnë për albumin e 31-të

Muzikë  |  11.06.2025 Ora 10:24   
The Rolling Stones kanë nisur punën për një album të ri, duke lënë mënjanë planet për një turne veror në vitin 2025.

Sipas gazetës The Sun, Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood janë në studio që nga prilli dhe tashmë kanë regjistruar 13 këngë të reja, ndërsa po diskutohet data e publikimit të albumit të tyre të 31-të.

Albumi i tyre i fundit, Hackney Diamonds (2023), ishte suksesi i parë me material origjinal pas 18 vitesh dhe u ngjit menjëherë në krye të klasifikimeve.

Grupi legjendar po punon sërish me producentin Andrew Watt dhe po regjistron në Metropolis Studios në Londrën Perëndimore.

Në nëntor, për të shënuar 50-vjetorin e Ronnie Wood si anëtar i grupit, do të publikohet një version i remasteruar i albumit “Black and Blue” (1976), me dy këngë të reja. The Rolling Stones kanë shitur mbi 250 milionë albume që nga debutimi i tyre më 17 prill 1964.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing