Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një trend i ri viral po ngjall debat në rrjet: sipas të dhënave nga aplikacionet e takimeve si Tinder dhe Hinge, rreth 80% e grave priren të zgjedhin vetëm 20% të burrave – ata që konsiderohen më të dëshiruar për shkak të pamjes fizike, statusit apo stilit të jetesës.
Ky disbalancë krijon një konkurrencë të fortë, ku shumë burra ndihen të neglizhuar, ndërsa një grup i vogël përjeton mbingarkesë vëmendjeje. Sipas ekspertëve, këto prirje nuk po udhëhiqen më vetëm nga tërheqja fizike, por gjithnjë e më shumë nga perceptimet për vlerë, rrallësi dhe preferencat e algoritmeve.
Ky realitet po ndikon në mënyrën se si njerëzit e shohin veten dhe të tjerët në botën e takimeve dixhitale – duke rritur zhgënjimin dhe pasigurinë, sidomos tek ata që nuk arrijnë të hyjnë në atë 20% "elitare".