Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Shtatzënia është një periudhë e ndjeshme dhe kërkuese për trupin e gruas, ndërsa temperaturat e larta të verës mund ta bëjnë këtë periudhë edhe më të vështirë. Ekspertët shpjegojnë disa hapa të thjeshtë, por të rëndësishëm, që ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të gruas dhe foshnjës gjatë ditëve të nxehta.
Hidratimi i rregullt është thelbësor. Gratë shtatzëna kanë nevojë për dy deri në tre litra lëngje në ditë, për shkak të rritjes së vëllimit të gjakut. Përveç ujit, frutat me përmbajtje të lartë uji, si shalqiri dhe kastraveci, janë të dobishme. Duhet shmangur pijet e gazuara dhe lëngjet me shumë sheqer, të cilat kontribuojnë në dehidrim.
Zgjedhja e veshjes është po aq e rëndësishme – preferohen rroba të lehta, të gjera dhe nga materiale natyrore si pambuku dhe liri, duke shmangur ngjyrat e errëta dhe veshjet e ngushta. Aktivitetet fizike në natyrë rekomandohen në orët e hershme të mëngjesit ose pasditeve, kur temperatura është më e butë.
Gjithashtu, përdorimi i kapelës dhe kremit mbrojtës nga dielli me faktor të lartë është i domosdoshëm për të shmangur rrezet UV.