Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Inteligjenca artificiale trajton infertilitetin tek meshkujt

Shëndeti  |  23.07.2025 Ora 17:39   
Studiues në Spitalin Universitar të Brukselit kanë zhvilluar një sistem të avancuar me inteligjencë artificiale, të quajtur “T’easy”, që rrit ndjeshëm saktësinë dhe shpejtësinë në identifikimin e spermatozoideve tek meshkujt me fertilitet të ulët.

Në bashkëpunim me kompaninë “Robovision Healthcare”, kjo teknologji ndihmon në rastet kur spermatozoidet duhen nxjerrë përmes procedurës TESE, duke përmirësuar ndjeshëm suksesin e fekondimit in vitro (ICSI).

“T’easy” jo vetëm që përmirëson rezultatet e trajtimit, por edhe redukton rrezikun për të humbur spermatozoide të vlefshme, duke u dhënë çifteve më shumë shpresë për prindërim biologjik.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing