Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Netflix konfirmon dy sezone të reja të “Peaky Blinders”

Film  |  03.10.2025 Ora 8:24   
Netflix ka njoftuar se do të realizojë dy sezone të reja me nga 6 episode secili, si vazhdim i serisë së njohur Peaky Blinders, e krijuar nga Steven Knight. Ngjarja do të zhvillohet në Birmingham, vitin 1953, ku qyteti po rindërtohet pas bombardimeve të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas Netflix, garës për të zotëruar projektet e mëdha të rindërtimit do t’i bashkohen përplasjet brutale të familjes Shelby, duke vendosur ata në “zemrën e njollosur me gjak” të qytetit. Këto sezone do të jenë një vazhdim direkt i filmit të ardhshëm të Peaky Blinders, në të cilin Cillian Murphy rikthehet si Tommy Shelby. Ai gjithashtu do të shërbejë si producent ekzekutiv i sezoneve të reja.

Xhirimet do të zhvillohen në Digbeth Loc. Studios në Birmingham. Steven Knight ka shprehur entuziazmin e tij: “Gjenerata e re e Shelbys po merr timonin dhe do të jetë një rrugëtim i jashtëzakonshëm”.

Ky rikthim premton të sjellë tension, strategji dhe dramë në një qytet që po ringrihet nga hiçi i luftës, duke i dhënë fansave një arsye tjetër për t’u rënë ekranit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing