Andrew Garfield i ka hedhur poshtë zërat se ai dhe Tobey Maguire do të rikthehen si Spider-Man në filmin e ardhshëm të Marvel, “Avengers: Doomsday.”
Në një intervistë të re për GQ, aktori u pyet nëse dyshja e njohur do të shfaqet në projektin e shumëpërfolur, dhe ai u përgjigj prerë:
“Jo, absolutisht jo.”
Megjithatë, fansat mbeten skeptikë, pasi Garfield dikur kishte mohuar edhe përfshirjen e tij në “Spider-Man: No Way Home”, para se të konfirmohej surpriza e madhe.
Për momentin, aktori i nominuar për Oscar këmbëngul se nuk do të rikthehet në rolin e Spider-Man për filmin e ri të Avengers.