Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Zhegrova mbetet jashtë skuadrës së Lille për fazën përgatitore

Sport  |  28.07.2025 Ora 16:10   
Edon Zhegrova nuk është ftuar me ekipin e parë të Lille për fazën përgatitore në Gjermani.

Mungesa e reprezentuesit kosovar vjen në një kohë kur po flitet për një largim të mundshëm të tij nga klubi francez gjatë këtij afati kalimtar veror. Zhegrova është lidhur me disa skuadra evropiane, përfshirë Olympique Marseille, Atalanta dhe Napolin, megjithatë, deri tani nuk ka asgjë konkrete sa i përket një transferimi të tij. Ndërkohë, Lille po zhvillon fazën e dytë të përgatitjeve në Iserlohn të Gjermanisë, me një grup prej 29 lojtarësh të përzgjedhur nga trajneri Bruno Genesio. Mediumi ‘Lepetitlillois‘, ka raportuar për mungesën e yllit kosovar, duke zbuluar listën e futbollistëve të ftuar për fazën përgatitore. Në këtë listë figurojnë emra të rëndësishëm si Lucas Chevalier dhe Benjamin Andre, ndërsa përfshihen edhe gjashtë lojtarë nga akademia dhe tre futbollistë të rikthyer nga huazimet. Disa futbollistë të dëmtuar si Tiago Santos, Ugo Raghouber dhe Andre Gomes janë përfshirë në skuadër, pavarësisht problemeve fizike që kanë. Përveç Zhegrovës, të përjashtuar nga lista janë edhe Mohamed Bayo, Tiago Morais dhe Rafael Fernandes, të gjithë jashtë planeve të Genesios që nga fillimi i stërvitjeve verore.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing