Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Sadiku triumfoi në çerekfinale ndaj turkes Esmanur Lok, në kategorinë deri në 60 kilogramë, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.
Me këtë fitore, ajo ka siguruar të paktën medaljen e bronztë për Kosovën. Tani Sadiku do të synojë fitoren në gjysmëfinale dhe kalimin në finale për të luftuar për medaljen e artë.