Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Administrata Trump propozon tarifë mbi 103 mijë dollarë për vizat H-1B

Vendi  |  25.08.2026 Ora 8:00   

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka propozuar një tarifë prej 103,265 dollarësh për aplikimet për vizat H-1B, të cilat u mundësojnë profesionistëve të huaj të punojnë në SHBA në fusha të specializuara.

Tarifa e re vjen disa muaj pasi një gjykatës federal anuloi një përpjekje të mëparshme të administratës për të vendosur tarifë prej 100 mijë dollarësh.

Sipas propozimit, tarifa synon të mbulojë kostot e sistemit të emigracionit dhe të nxisë kompanitë amerikane të punësojnë dhe trajnojnë më shumë punëtorë amerikanë.

Megjithatë, rregullorja ende nuk është përfundimtare. Publiku ka 30 ditë për të paraqitur komentet, ndërsa procesi mund të zgjasë disa muaj dhe mund të përballet sërish me sfida ligjore.

Vizat H-1B u mundësojnë profesionistëve të huaj me arsim universitar të punojnë në profesione të specializuara. Ligji amerikan lejon deri në 65 mijë viza H-1B në vit, si dhe 20 mijë të tjera për persona me diploma të avancuara nga institucionet amerikane.

Tarifa për këto aplikime më parë ishte rreth 3 mijë dollarë. Gjykatësi federal Leo Sorokin anuloi tarifën prej 100 mijë dollarësh në qershor, duke vlerësuar se presidenti nuk kishte autoritet ta vendoste atë dhe se një ndryshim i tillë kërkonte ndërhyrjen e Kongresit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing