Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kufizime për kamionët mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

Vendi  |  25.08.2026 Ora 7:41   

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Kufizimi do të zbatohet në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, këto automjete do të qarkullojnë pa kufizime.

Nga masa përjashtohen automjetet e policisë dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin sipas orarit të përcaktuar.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing