Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

Këto janë ushqimet që po jua sabotojnë dietën, thonë ekspertët

Shëndeti  |  11.04.2023 Ora 10:18   

Deri tash, kushdo që fillon një dietë për të humbur peshë, duhet të shmangë ushqimet e pashëndetshme, pijet e gazuara me sheqer dhe ëmbëlsirat, raporton “Daily Mail”.

Por, nëse ju duket se nuk po mund të humbni kilogramë ndonëse po mbani dietë, atëherë ekspertët thonë se kjo është për shkak të disa prej grupeve kryesore ushqimore.

“Daily Mail” ka folur me tre dietologë që ju tregojnë disa ushqime që po ju shantazhojnë dietën.

Pijet sportive

Sportistët profesionistë marrin pije sportive me ngjyra të ndezura pas një stërvitje të vështirë.

Por, për një person të zakonisht që stërvitjet më rrallë, të metat mund të tejkalojnë përfitimet.

Ju duhet të hidratoni trupin.

Por, pirja e një shishe pije sportive mund të arrijë deri 150-200 kalori. E nëse në stërvitje jeni duke djegur 100-200 kalori, atëherë kjo pije ju mohon tërësisht përfitimet.

Ndonëse pijet sportive përmbajnë më pak sheqer sesa pijet e gazuara apo energjike, ato prapë përmbajnë sheqer.

“Njerëzit gjithmonë mendojnë se kur përpiqen të humbin peshë dhe përpiqen të stërvitin, duhet të ‘plotësojnë elektrolitet’. Por, gjëja është se ka shumë sheqer në ato pije sportive dhe njerëzit nuk e kuptojnë këtë”, ka thënë Vijaya Surampudi, profesoreshë ndihmëse e mjekësisë në Qendrën UCLA për Ushqyerjen e Njeriut.

Smoothiet

Këto vakte të shpejta mund të jenë të shkëlqyeshme për marrjen e frutave dhe perimeve, por nuk keni garanci se janë të shëndetshme.

“Smoothiet janë një nga ato ushqimet që njerëzit supozojnë se janë të shëndetshme, por nuk dinë se çka ka në to”, thotë Michelle Townsend, dietologe në Universitetin e Missourit.

Se çfarë përmban smoothie mund të bëjë ose prishë se sa ushqyes është. Nëse vendosni një banane dhe disa lugë gjalpë kikiriku, si shembull, përbërsit që janë më pak ushqyes shpejt do të peshojnë mbi përbërësisht e shëndetshëm”, thotë doktoresha Surampudi.

Porositja e smoothieve në një restorant mund të çojë edhe në më tepër pasiguri.

“Shumë nga ato që shihni në vendet e smoothieve janë zakonisht vetëm fruta me sheqer të shtuar. Ato nuk kanë proteina, zakonisht nuk kanë yndyra të shëndetshme. Është ai kombinim që ju mban të ngopur”, thotë Carolyn Williams autore e “Meals that Heal”.

Një smoothie me përbërës si gjalpë kikiriku, qumësht, banane dhe pluhur të proteinave, mund të grumbullojnë më shumë se 500-700 kalori, duke hequr një pjesë të madhe të kufirit tuaj ditor të kalorive të lejuar.

Townsend sugjeron një smoothie më të kënaqshëm. Thotë se mund ta bëni me kos grek pa sheqer, gjalpë bajameve, manaferra, spinaq dhe fara liri.

Drithërat

Jo të gjitha drithërat krijohen njësoj. Ndërsa shumë drithëra janë burime të mira të lëndëve si hekur, folate, dhe vitamina B, nuk janë gjithmonë zgjidhje e shëndetshme.

Në shumë prej varieteteve që përdoren si ushqime shëndeti, mungojnë lëndë ushqyese si proteina e fibra.

“Në thelb janë vetëm karbohidrate me sheqer të shtuar. Në mungesë të proteinave dhe yndyrave të shëndetshme, kjo nuk mund t’ju mbajë të ndiheni të kënaqur”, tha Williams.

Opsionet me fibra të larta kanë më pak gjasa të përmbajnë sheqerna të shtuara dhe janë më pak të përpunuara.

Williams ka sugjeruar të zgjidhni drithëra të pasura me fibra dhe proteina.

Ajo sugjeron se kombinimi i drithërave me proteina të shëndetshme, të tilla si një grup arra, mund të bëjnë që të ndiheni më të ngopur.

Mayo Clinic rekomandon zgjedhjen e drithërave me më pak se 160 kalori në çdo proporcion. Megjithatë, një racion tipik i drithërave është vetëm 25-30 gramë; e shumica e njerëzve në vend të kësaj do të mbushnin një tas të tërë, duke tejkaluar limitin.

Për më tepër, shtimi i një filxhani qumësht dyfishon sasinë e kalorive. Një filxhan i plotë shton 140 kalori shtesë.

Fruta të thata

Frutat e thata, ndonëse janë vetëm fruta, ato prapë janë ushqime të përqendruara, gjë që i lë me më pak përmbajtje ushqyese sesa frutat e plota.

Ato përmbajnë më shumë kalori sesa të hani fruta të plota. Një filxhan me kajsi të thata, si shembull, ka më shumë se 300 kalori, ndërsa një filxhan kajsi të prera në feta ka vetëm 79 kalori.

“Ato janë tkurrur, kanë humbur të gjithë ujin dhe më pas janë përqendruar në ëmbëlsinë e tyre”, tha Williams.

“Kur hani fruta, hani një copë të frutit. Por, kur jeni duke ngrënë fruta të thata, atëherë jeni duke ngrënë shumë copa frutash, sepse i keni tharë dhe kondensuar. Po merrni ngarkesë më të lartë sheqeri”, ka thënë doktoresha Surampudi.

Djathi

Djathi është një burim i shkëlqyer i kalciumit dhe proteinave, si dhe i vitaminave A dhe B12.

Disa studime tregojnë se mund të keni përfitime të qëndrueshme shëndetësore nga konsumimi i djathit. Një studim i “British Journal of Nutrition”, ka zbuluar se qumështi i fermentuar, si kosi e djathi, mund të kenë efekte pozitive në shëndetin kardiovaskuluar, por po ashtu ka zbuluar se ato kanë veti anti-inflamatore.

“Por, një gjë shumë e mirë mund të pengojë në humbjen e peshës. Shumica e pacientëve që shoh, hanë shumë djathtë”, thotë nutricistja Townsend.

Një ons (28.3 gramë) djathë parmezan, si shembull, ka më tepër se 100 kalori dhe 7 gram yndyrë, ndërsa i njëjti porcion i një proteine më të dobët si mishi i pulës ka një të tretën e këtyre kalorive.

“Djathi mund të pengojë me të vërtetë në humbjen e peshës, sepse ata thjeshtë përfundojnë duke marrë shumë më tepër yndyrë dhe kalori, sesa që mendojnë”, tha Townsend.

Lëngje frutash 100%

“Lëngu është më i keqi”, thotë doktoresha Surampudi.

Megjithëse disa prej opsioneve të njohura mund të pretendojnë se janë qind për qind lëng i frutave, ato mbartin rrezikun e sheqernave të shtuar.

Një gotë lëngë mund të përmbajë deri 30 gramë sheqer mesatarisht. Pos kësaj, përmban edhe 100 kalori. Ndërsa nëse merrni shembull, një portokall i freskët përmban vetëm 62 kalori.

Një gotë lëng portokalli, nuk do të ju mbush njëjtë sikur të hani një portokall.

“Lëngjet nuk janë të njëjta me të ngrënit e frutave dhe perimeve të plota. Nuk do të qëndrojnë. Ju thjeshtë po merrni një mori kalori, do të shëndosheni”, thotë doktoresha Williams.

Qumështi me bazë bimore

Qumëhsti me bazë bimore përgjithësisht supozohet se është më i shëndetshëm, pasi nuk është i bërë nga produktet shtazore. Mirëpo, vetëm një qumësht i afrohet nga ana ushqyese qumëshstit të vërtetë.

“Soja është më afër qumështit të lopës sa i përket vlerave ushqyese. Tjerat duket se janë të mira për humbje të peshës, sepse mund të jenë të ulëta në kalori. Por, ato janë në të vërtetë thjeshtë pa përmbajte ushqyese”, thotë doktoresha Williams.

Një gotë qumësht bajamesh përmban vetëm rreth 1 gram proteina dhe i njëjti porcion i qumështit të tërshërës përmban vetëm 3 gramë proteina. Një filxhan qumësht soje pa sheqer përmban 80-90 kalori, sa gjysma e qumështit të lopës, por ka edhe 7-9 gramë proteina, një sasi të ngjashme me qumështin e lopës.

“Edhepse qumështi i bajameve mund të ketë 30 deri në 60 kalori, ajo nuk jep shumë për të ju mbajtur të ngopur”, thotë Williams.

“Ne e dimë se qumështi i sojës ka një sasi të mirë të proteinave; ai i bajameve nuk ka. Mos supozoni se është më i mirë apo i shëndetshëm sepse ka bazë bimore”, thotë doktoresha Townsend.

Këto lloje të qumështave po ashtu kanë gjasa më të mëdha të kenë sheqer të shtuar.

Townsend rekomandon zgjedhjen e një lloji qumështi bajamesh apo tërshëre pa sheqer, në rast se nuk mund të konsumoni qumësht të rregullt apo qumësht soje.

Sallatat e restorantit

“Mund të jeni shumë më mirë nëse hani një sanduiç, sesa të hani një sallatë, nëse nuk jeni të kujdesshëm me atë që vendosni në të”, thotë doktoresha Townsden.

Sallatat në restorante mbartin rrezikun e madh të pengimit të humbjes së peshës.

“Sallatat në restorante në krahasim me sallatat që bëjnë njerëzit në shtëpi, janë krejt ndryshe. Edhe nëse mendoni se në shtëpi po bëni një sallatë të pashëndetshme, prapë ju garantoj se është më mirë sesa një që e hani në restorant”, tha doktoresha Williams.

Kjo për shkak të yndyrave shtesë që shtohen me sasi më të lartë përbërësish si djathë dhe krutonë.

Po ashtu salca është një prej armiqve më të mëdhenj të një sallate të shëndetshme.

Një sallatë, nëse shtoni tepër djathtë dhe salcë, mund të arrijë mbi 1000 kalori.

“Nëse doni të shkoni te sallatat, atëherë përqendrohuni te perimet”, tha doktoresha Townsend.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing