Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

 

A mund të jetë e rrezikshme vitamina C e tepërt? Do të vini re gjashtë simptoma

Shëndeti  |  12.04.2023 Ora 10:53   

Kjo është sasia e rekomanduar dhe nga çfarë varet

Vitamina C është vendimtare në forcimin e imunitetit, por këto janë arsyet pse duhet të keni kujdes të veçantë për marrjen e saj.

Kjo vitaminë është një lloj antioksidanti që ndihmon në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira, të cilat dëmtojnë dhe shkatërrojnë qelizat e shëndetshme.

Reputacionin dhe aplikimin e saj të gjerë e ka fituar kryesisht në luftën kundër viruseve.

Gjithashtu ndihmon në rritjen e absorbimit të hekurit, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për gratë shtatzëna dhe fëmijët si parandalim i anemisë, shkruan transmeton “Healtline”, përcjell Telegrafi.

Mjekët besojnë se për marrjen optimale të kësaj vitamine, mjafton të përfshihen sa më shumë perime dhe fruta në ushqim, vetëm në raste të jashtëzakonshme jepet suplement shtesë. Pse është kështu dhe pse nuk rekomandohet marrja e tepërt të kësaj vitamine?

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, një person mesatarisht ka nevojë për 100 mg vitaminë C, fëmijët midis 50-100 mg në varësi të moshës, vetëm për gratë shtatzëna dhe ato në laktacion rekomandohen një sasi më të madhe.

Pse është e rëndësishme të mos pini pa u konsultuar me mjekun vitaminën C, sepse mund të ndodhë një mbidozë, e cila nuk është e rrezikshme për jetën, por mund të shkaktojë këto probleme shëndetësore:

▪ dhimbje stomaku,
▪ ngërçe,
▪ diarre,
▪ dhimbje koke,
▪ të përziera,
▪ probleme me gjumin

Veçanërisht të kujdesshëm duhet të jenë ata që marrin disa lloje të barnave për sëmundjet e zemrës dhe kancerin, sepse marrja e tepërt e vitaminës C mund të ndërveprojë me terapinë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Shëndeti

Marketing